Eko Higjiena

Sadiku e kalon “testin” para Monchengladbachut

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Armando Sadiku ka filluar përgatitjet për sezonin e ri me Zyrihun, ndonëse është në pritje të transferimit drejt një skuadre tjetër.

Sulmuesi ka shfrytëzuar miqësoren e skuadrës së tij ndaj Borusia Mynshengladbah, për të rënë në sy të klubit gjerman, i cili përflitet se është interesuar për shërbimet e tij.

ARKATANA

Paraqitja e mirë ndaj kësaj skuadre ka bërë që drejtuesit e Monchengladbach të mendojnë transferimin e tij. Menjëherë thuhet se ka patur bisedime me Zurich ku është diskutuar blerja e Sadikut.

Megjithatë çmimi i lartë i skuadrës zvicëriane po e vështirëson kalimin e Sadikut në Bundesliga.