Koha po afrohet që shqiptarët të kenë përfaqësuesin e tyre në parlamentin e Baselit
Erdhi koha dhe që tani ora po lëviz për zgjedhjet e tetorit në kantonin e Baselit. Më gëzon fakti te gjendem në listën e partisë socialdemokrate të kantonit të Baselit, për zgjedhjet që do të mbahen 23 Tetor të këtij viti për parlamentin dhe qeverinë e kantonit shprehet Arsim Sadriu.
Unë angazhohem për një shoqëri të fortë ekonomikisht, dhe të gjerë në aspektin social dhe kulturorë në kantonin e Basel-Stadt-it.
Në veçanti pikësynim imi është të prezantoj komunitetin me të madh shqiptarë jashtë trojeve etnike, e që jeton në kantonin e Baselit dhe për këtë arsye është edhe motoja e fushatës: «Ich gebe der weltweit grössten albanisch-sprachigen Gemeinschaft ausserhalb von Albanien eine Stimme.» Qëllimi është që si komunitet, shqiptarët që jetojmë këtu të kemi qasje dhe të bëhemi pjesë e vendimmarrjes dhe jetës politike dhe institucionale.
Njëkohësisht që me hapin tim, të hap rrugën që gjeneratat e të rinjëve të avancojnë në të ardhmen me pjesëmarrjen e tyre në jetën politike dhe institucionale të shtetit zviceran.
Për këtë arsye unë dhe partiasocial-demokrate e Baselit, kërkojmë votat tuaj dhe të komunitetit shqiptarë, sepse ne së bashku angazhohemi: për të gjithë, në vend të pakicës.
Votoni listën Nr. 5 dhe mua si kandidat për parlamentin e kantonit.
Me respektin më të veçantë, Arsim Sadriu.


