Eko Higjiena

Mustafi kushton 50 milionë euro

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shkodran Mustafi po i kalon momentet më të mira të karrierës. Qendërmbrojtësi shqiptar ka luajtur me sukses tek Valencia në dy sezonet e fundit, ndërsa ishte pjesë e Botërorit dhe Evropianit të fundit me Gjermaninë, përcjellë Zëri.

Mediat e huaja shkruajnë se këto fakte e kanë rritur dukshëm vlerën e futbollistit shqiptar nga Maqedonia. Sipas mediave spanjolle, përkatësisht portalit “Fichajes.net”, përfaqësuesi gjerman kushton 50 milionë euro, raporton Zëri.

Hidromorava

Interesim konkret së fundmi për Mustafin ka shprehur Milani, ndërsa më herët e donin edhe Bayern Munichu, Real Madridi dhe Barcelona. Mbetet të shihet nëse ai do të lëvizë këtë verë nga Valencia. /Zëri/