Fundamenti

Pasi të harxhohen 100 milionët e subvencioneve, çmimet e rritura të rrymës do të na mbesin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nga Dardan Sejdiu – 100 MILION € nga taksat tona per me e zbute rritjen e çmimit te energjise elektrike.

Keto mjete do te harxhohen, ndersa çmime e reja te rritura per kWh do te na mbesin.Faturat e shkurtit dhe marsit do jene traumatike, te prillit me pak, ndersa sezona e veres do do te na duket dhurate nga Qeveria e Kosoves ne bashkepunim me KEDS.

Deri ne dimrin tjeter ndoshta perseri Qeveria i shpenzon edhe 100 MILION € te tjera, ndoshta edhe me shume.

Krejt keto nga taksat tona per me na zbut dhimbjen e faturave te vjeshtes e dimrit 2022/23.

Ajo cka duhet kuptuar eshte se qytetaret e shtreses se mesme po goditen trefish keto muajt e fundit:

UBT

Me “subvencione” (lexo: taksa) qeveria zbut/fsheh rritjen reale te cmimit te kWh per rryme;

Çmimi per kWh rritet me % serioze dhene fund te muajit shkurt kete do ta shohim te gjithe ne faturat tona te leshura nga KEDS;

Shtrenjtimi /inflacioni/ i çmimeve ne te gjitha produktet ka muaj qe nuk ka te ndalun.

Per fund per asnjeren nuk eshte pergjegjese qeveria, keta jane thjeshte spektator ne stilin e BIG BROTHER.

Ne rastin me te mire jane shpenzues te dobet te taksave tona, por asesi nuk jane akter e ndikues ne ngritje te mireqenies dhe luftues kunder pabarazise e diskriminimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.