Eko Higjiena

Abelard Tahiri: ZRRE-ja po vepron si organ politik, jo si i pavarur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në fjalën e tij në Kuvend, ndër të tjera, e kritikoi Qeverinë për mospërfshirjen e veriut në shtrenjtimin e rrymës.

“Fatkeqësisht Qeveria dhe Albin Kurti janë duke e trajtuar në mënyrë të veçantë veriun. Dhe unë mendoj që tash po shihet që Albin Kurti e ka një agjendë për veriun. Pra këtu kemi të bëjmë pikërisht me zgjerimin e një autonomie me angazhimin e kësaj qeverie që këta njerëz ta kenë një autonomi pikërisht në atë pjesë të vendit. Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme dhe kjo është arsyeja pse Albin Kurti nuk guxon me marrë pjesë në seancë, sepse nuk ka arsyetim pikërisht për veriun”, ka potencuar ai.

Sipas tij, Zyra e Rregullatorit për Energji po vepron si organ politik e jo si i pavarur.

Uji Dea

“ZRRE-ja, si organ që duhej të ishte i pavarur dhe jo politik, jep arsyetime politike se pse veriu nuk mund të përfshihet në shtrenjtim të energjisë elektrike. Nga ai organi profesional, tash na del me arsyetime politike që aty ekziston një problem politik dhe ne nuk mundemi me vendos”.

Më tutje, ai ka i ka kërkuar Albin Kurtit që ta shkarkojë Bordin e ZRRE-së. /Zëri