United Hospital

Republika drejt koalicionit të “luftës”

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Distancimi i AAK-së dhe NISMËS nga dhuna e gazi lotsjellës në Kuvend shihet si tërheqje taktike për një marrëveshje të fshehtë me PDK-në për koalicion të krahut politik të luftës, ndërsa çarjet me LDK-në po shpeshtohen.

Manovrat politike të PDK-së, AAK-së dhe Nismës

Ndarja nga Lëvizja “Vetëvendosje”, sinjal për pushtetin

Distancimi i AAK-së dhe NISMËS nga dhuna e gazi lotsjellës në Kuvend shihet si tërheqje taktike për një marrëveshje të fshehtë me PDK-në për koalicion të krahut politik të luftës, ndërsa çarjet me LDK-në po shpeshtohen.

Dalja me një qëndrim të ri politik nga AAK-ja dhe Nisma, me një distancim zyrtar nga dhuna dhe gazi lotsjellës në Kuvend, si mjete për kundërshtimin e Demarkacionit dhe Asociacionit, që është veprim i dytë pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen “VETËVENDOSJE!”, po shihet nga analistët politikë si në tërheqje taktike e këtyre dy subjekteve politike për të zbutur skajshmërisht qëndrimet e deritanishme, si kompensim për një marrëveshje të fshehtë me PDK-në për koalicion të përbashkët qeverisës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Ky lloj skenari shkon në drejtim të realizimit të fshehtë të planit për nxjerrjen në opozitë të LDK-së për t’iu bashkuar aty “Vetëvendosje!”-s dhe krijimin e koalicionit të partive të “luftës” PDK- AAK-NISMA, dhe futjen e tyre në një Qeveri të përbashkët. “Realisht, qëndrimet kontradiktore të dy partive opozitare, AAK dhe NISMA, bënë që këto të dyja të përafrohen dhe të bashkëdyzohen, për shkak të frikës se po “dënohen” nga elektorati i tyre në zgjedhjet e ardhshme”, tha analisti Albrim Badallaj.

ARKATANA

Sipas tij, me rastin e distancimit nga “VETËVENDOSJE!”, këto dy parti u afruan kah partia e dalë nga krahu i luftës, ku edhe ideologjikisht përafrohen.

LDK-ja i bëhet gati opozitës

Badallaj thotë se një koalicion i tillë, pas zgjedhjeve të ardhshme qendrore, PDK-AAK-NISMA do të ishte i natyrshëm, për shkak të së kaluarës së përbashkët, meqë edhe një mandat në opozitë për AAK-në dhe NISMËN do të ishte shkatërruese për ta. “Nga ana tjetër, LDK-ja vetë është duke e përgatitur veten për të shkuar në opozitë, meqë i ka humbur të gjithë partnerët potencialë, me lojëra politike, sa nga njëra anë në tjetrën. Kësisoj, edhe po të dilte parti e parë LDK-ja, pos me PDK-në, nuk ka partnerë të tjerë, të cilët do t’i bashkëngjiteshin në koalicion qeverisës.

Zbutja e qëndrimeve të AAK-NISMËS, duke hequr dorë nga dhuna në Kuvend, duke pranuar të takohet me liderët e mazhorancës, por edhe dëgjimi i këshillave të misioneve diplomatike ndërkombëtare, tregon që këto dy parti në mandatin e ardhshëm potencialisht do të jenë në qeverisje”, ka thënë ai. “Kjo zbutje e qëndrimeve dhe përafrim me një pjesë të mazhorancës, e dinë të gjithë që nuk është për arsye parimore, apo vërtet për interesa të vendit, por e gjitha kjo manovër e AAK-NISMËS është që të ngjiten në pushtet, duke u treguar të dëgjueshëm”,tha analisti politik Albrim Badallaj. Ai vlerëson se tani problemi i vetëm që mund t’u dalë gjatë kësaj rruge është nëse eventualisht AKR-ja arrin t’i marrë mbi 5% të vendeve në Kuvend, meqë AKR-ja është partner më i dëgjueshëm dhe më pak kërkues se këto dy të tjerat./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.