FIDANISHTJA

Drita me lehtësi mposht Fushë Kosovën në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njëra ndër skuadrat më të mira në futbollin e Kosovës, Drita e ka mposhtur Fushë Kosovën në stadiumin e saj në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Futbollistët e Fushë Kosovës në asnjë moment nuk ishin të barabart me “bardhekaltërtit” e Dritës.

Serinë e golave e hapi në minutën e 27-të, Ardian Cuculi nga pika e bardhë sjellë epërsinë në 0-1.

Në minutën e 42 sërish akordohet penallti i pagabuar ishte Arbnor Muja për rezultatin 0-2.

ARKATANA

Dy minuta më vonë qendërsulmuesi Marko Simonovski ngrit epërsinë në 3-0 duke përmbyll pjesën e pare. Edhe në pjesën e dytë Drita shfaqi forcën e saj.

Në minutën e 62-të, Ajzeraj asiston ndërsa Muharrem Jashari nuk e pati vështirë të shënon golin e katërt për Dritën. Shtatë minuta më vonë në minutën e 69-të, Arbnor Muja shënon golin e dytë personal të tij dhe të pestin për Dritën.

Gjerë më tani biletat për qerekfinale i kanë siguruar: Gjilani, Drita, Ulpiana, R.Sadiku, KEK-u e Ballkani, ndërsa Ferizaj e Llapi ndeshjen e tyre e zhvillojn të hënën. Llapi është fitues në fuqi i Kupës së Kosovës./rajonipress/