ARKATANA

Roli i Shoqërisë Civile në raport me Komunën si dhe anasjelltas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arjeta Maka – Qyteti i Gjilanit pritet të rifillojë punën me një përbërje të përtërirë qeverisëse. Roli dhe fuqia e shoqërisë civile dhe zgjerimi i ndikimit të saj në bërje të politikave është njëra nga sfidat më të nevojshme te komunitetit e institucioneve dhe pasqyron nevojat zhvillimore dhe ato për ndryshim, me qëllim që të arrihet kjo me sukses, konsultimet e rregullta dhe konstruktive me OJQ-të gjegjësisht shoqërinë civile janë të dobishme dhe të domosdoshme për bashkëpunime e iniciative bilaterale ku gjithmonë kemi qenë në dispozicion në të mirë të Qytetit e Komunitetit si në projekte, aktivitete të ndryshme duke përfshi të gjitha segmentet e OJQ -ët secili ku fokusohen në dobi të komunitetit ku kemi qenë model edhe me Qeverisjet e kaluara kemi treguar vlera.

Për këtë arsye, Grupi joformal i Grave aktive të qytetit të Gjilanit si dhe Organizatat aktive të shoqërisë civile të koordinuara ndërmjet vete, muaj e javë kanë propozuar tek kryetari Alban S. Hyseni në formë zyrtare verbale dhe formë zyrtare si e-mail e formë fizike rekomandimin e kërkesa konkrete të cilin konsiderojmë si adekuat për përfshirje të shoqërisë civile në qeverisjen e re.

Hidromorava

Andaj shoqëria civile ditët në vijim mirëpret vendimet e kryetarit dhe përfilljen e rekomandimeve tona gjatë mandatit e të reflektoj në rekomandime këto të cilat flasin për nevojën e qartë të rritjes së nivelit të bashkëpunimit me shoqërinë civile si mënyrë për të siguruar pjesëmarrje më të madhe qytetare.

Marrja parasysh e rekomandimit tonë konsiderojmë se do të ndihmojë edhe në rritjen e legjitimitetit, transparencës dhe të llogaridhënie si dhe presim takim të përbashkët të gjitha OJQ -ët që t`i adresojmë planet e aktiviteteve e nevojat për komunitet që të bashkëpunojnë pse jo mund të hartojmë një plan pune ose strategji me aktivitete bilaterale në dobi për Komunitetin!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.