Promete kallnorësh
Poezi nga Ruzhdi Kqiku
Nëpër kallnorët
me shumë acare
pa ndalëshem
marshoj krushqia
Bijtë arbërorë
nëpër rrëbeshe
që s’i ndali
as stuhija
Se mbi këtë dhe
shkilte tirani
në dukje njeri
por racë satani
Nga Siberija
këtu arritur
herë kacavarrë
e herër zvarritur
Këndej u sulën
serrpentë e zi
mbi trojet e
lashta shqiptari
Për ballë armiqve
trimat e pa epur
për liri a vdekje
duke u përpjekur
Burrat e dheut
bijtë e vegjelisë
nëpër flaket zjarr
për ballë lubishë
Nëpër shekuj
brez pas brezi
n’shtigje të lirisë
u bënë therorë
U shndrruan në ye
të pa shuar
për të ndritur
si meteorë
U çelikosën n’themel
të lirisë
bijtë më të mirë
të shqiptarisë
Rreze të arta
mbi atdhe
si flaka e shenjtë
e zjarreve nyrfe.
Janar (kallnor) 2022.





