Hidromorava

Komuna e Gjilanit dhe Universiteti Publik nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe rektori i Universitetit Publik të Gjilanit, Bajram Kosumi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Hyseni e Kosumi u zotuan se secila palë do t’i marrë përsipër përgjegjësitë e veta nga ky memorandum dhe do t’i zbatojnë ato në mënyrë sa më të mirë dhe efikase.

ARKATANA

‘Ne si Komunë do të përkrahim Universitetin publik me qëllim të harmonizimit të arsimit të lartë, duke ndërtuar modele konkrete të bashkëpunimit’, ka thënë Hyseni.

Bashkëpunimi Komunë-Universitet është një parakusht për sigurimin e suksesshëm të arsimit dhe aftësimit cilësor, për një qytet inovativ e universitet sipërmarrës./rajonipress/