Eko Higjiena

Presidenti kroat për “Open Balkan”: Nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë, atëherë kjo është një iniciativë e pakuptimtë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka komentuar iniciativën e “Open Balkan”. Milanoviq ka thënë se kjo iniciativë duhet t’i trajtoj të gjitha vendet në mënyrë të barabartë.

“Nuk na prek neve në mënyrë direkte, por nëse iniciativa ka qëllime të mira atëherë duhet ta marrim parasysh, por me kusht që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, në të kundërtën atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet e saja”, u shpreh Milanoviq.

Ai më tej tha se nëse Kosova nuk përfshihet barabartë atëherë kjo iniciativë është e pakuptimtë .

Mobi Casa

“Në këto iniciativa duhet matur dhe kalkuluar çdo gjë e jo të shkohet me kokë në murë .Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë kjo iniciativë e pakuptimtë ”, u shpreh presidenti kroat Milanvoiq.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. /Telegrafi/