Shpërfaqe dashurinë
Poezi nga Nijazi Kastrati
Në sytë e tu shoh jetë
Aty shoh rrezatim
Tregojnë shumë dashuri
Shoh dhe një vezullim.
Nën vetulla të zeza
Shpesh e fshehë shikimin
E nën sy fytyra
Tregon gjithë shkëlqimin.
Mos u mundo kot
Të fshehësh dashurinë
Sytë e të të mëdhenj
Shprehin bukurinë.
Më mirë të pranosh
Zemra se ç’të thot
Shpërfaqe dashurinë
E mos e mundo kot.
Mos hezito çunit
T’i thuash të dua
Ka kohë shpirti yt
Këtë e ka kërkua!


