Fundamenti

Ju flas nga varri?

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Ju lutem më
lini të qetë se
krismat zhurmëmdha
kokën më kanë çarë

Ju lutemi mos më
shkilni mbi dheun e shprishur
se po më ndrydhen eshtërat e sfilitur
që ende gjak pikojnë

Ju lutem më lini të qetë ju ju që më munguat atëherë
kur për një pikë ujë zemra më është djegur
e korbat e stimfalit sytë më i kanë verbëru
uri nuk pata se që me krismen e parë kushtrimtare aromë lirije kam shiju

ARKATANA

Ju lutem mos më thurëni poemtha
kur jam shndrruar në legjendë
e mos ndizëni qirinjë se në
pjedestal veç flakadani shndritë

Ju lutem fort ju lutem
mos më i ngatërroni emrat e datat në epitaf
se historia e vërtatë me gjak
është shkruar

E lulëbozhuret lë të rriten me lirinë e Kosovës
e hasmi t’i thuani se unë s’kam vdekur veç jam shndrruar n’promete
e shpirti im i amshuar den baba den
do të jet zot e mret mbi ketëdhe.

Me rastin 23 vjetorit te betejes së Pashtrikut
Ruzhdi Kqiku.