ARKATANA

Mehmet Kraja rizgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Akademiku Mehmet Kraja e ka fituar edhe një mandat në krye të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Atij iu ribesua detyra në Kuvendin e rregullt zgjedhor. Ndërkohë u zgjodhën dy anëtarë të rinj në Kryesi.

Justina SH. Pula u zgjodh nënkryetare, teksa anëtar korrespondent u zgjodh Luan Mulliqi.

Me anë të komunikatës bëhet e ditur po ashtu se Kuvendi i Akademisë e miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë

Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore

Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës

KKVITI

Akademik Rauf Dhomi u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.

Njoftimi i plotë:

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 9 dhjetor 2021, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:

Akademik Mehmet Kraja, Kryetar
Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare
Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore
Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës
Akademik Rauf Dhomi, u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.