UBT

Pushteti dështoi konsensusin

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kryeneçësia e subjekteve politike në koalicionin qeverisës që nuk i ka lejuar të iniciojnë asnjë debat me opozitën parlamentare, për çështjet kyçe në interes të vendit, demarkacionin, dialogun dhe asociacionin e komunave serbe, si çështje të rëndësishme që lidhen me të ardhmen evropiane të shtetit tonë, po e rrezikon seriozisht edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Analistët politikë konsiderojnë se pikërisht kjo lojë inatesh është edhe një argument më i fuqishëm në dorën e qytetarit për ndëshkimin pa asnjë hezitim të kësaj klase politike që nuk është e gatshme të ulet në tavolinë për të gjetur zgjidhjen në interesin e shtetit, shkruan Gazeta Kosova Sot.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, Adlum Ramadani, thotë se tani është shumë e qartë se koalicioni qeverisës ka dështuar të arrijë konsensus politik me opozitën mbi temat kyçe të interesit nacional. Si e tillë kjo klasë politike nuk e meriton të qeverisë tutje vendin.”Po që se e shikojmë nga këndvështrimi diplomatik, atëherë rezulton se ky grup negociator, pozitë dhe opozitë, fillimisht nuk janë të denjë për të udhëhequr e lëre më për të përfaqësuar një popull, pasi që imponimi apo përcaktimi i njëanshëm i rrjedhës së negociatave nënkupton dështim të negociatave, duke rrezikuar kështu interesin nacional si në rastin e Kosovës. Veprimet e tilla stagnojnë procesin e Kosovës për integrim në mekanizma ndërkombëtarë, njëherazi mbyllin edhe derën e mundësisë së liberalizmit”, theksoi ai.

Faji i përbashkët

Uji Dea

Sipas analisti politik, Florim Zeqa, inatçitë politikë të vendit tonë, kur është në pyetje ndarja e pushtetit, i harrojnë të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, për t’u bashkuar në koalicione të panatyrshme pas zgjedhore pa asnjë problem, përderisa të njëjtëve u “bëhet” e pamundur ulja në një tavolinë kur janë në pyetje interesat e përgjithshme, qofshin nacionale apo shtetërore.”Për dështimin e konsensusit politik për temat kyçe, siç janë: dialogu me Serbinë në Bruksel, Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe etj., fajtorë janë të gjitha subjektet politike. Përderisa partitë në pushtet janë fajtore për paaftësinë e përballjes me temat madhore që ka vendi, partitë opozitare mbajnë përgjegjësinë në moskonsistimin e kundërshtimit të marrëveshjeve fatkeqe të nënshkruara nga ata të parët, pushtetarët, si dhe për përçarjen e panevojshme të bllokut opozitar.

Opozita vetëm e bashkuar mund të imponojë zgjidhje të shpejta për tema të ndjeshme për vendin, në të kundërtën. kështu siç është e çakorduar, i ka bërë pushtetarët të ndihen komod në pushtet, madje të relaksuar”, tha Zeqa për “Kosova Sot’.

Ai ka pohuar se tani me fajin e përbashkët të pushtetarëve dhe opozitarëve janë duke u prolonguar proceset integruese të shtetit, është duke u rrezikuar edhe liberalizimi i vizave për këtë vit, shkaku i kryeneçësisë së liderëve shtetëror në radhë të parë dhe atyre partiak në përgjithësi, për mos gatishmërinë e komunikimit normal për temat jetike që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit, prandaj edhe duhet të ndëshkohen njëso nga qytetarët.”Ky lloj inati personal mes liderëve partiakë dhe shtetërorë, nuk guxon të kalojë pa u ndëshkuar nga qytetarët e vendit. Kjo klasë e papërgjegjshme politike në pushtet dhe opozitë, që nuk është e gatshme të ulet në tavolinë për interesin e shtetit e meriton të ndëshkohet pa asnjë hezitim me dorën e qytetarëve të vendit në zgjedhjet e ardhshme nacionale”, tha analisti politik Florim Zeqa./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.