Fundamenti

Mbi 22 mijë qytetarë të riatdhesuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Riatdhesimi i kosovarëve që kanë emigruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian po vazhdon në vijimësi dhe vetëm brenda periudhës janar 2016 – maj 2016 janë riatdhesuar më shumë se 22 mijë e 700 qytetarë. Gjermania është vendi nga i cili ka më së shumti të riatdhesuar në këtë periudhë, mbi 17 mijë. Të riatdhesuarit, që kanë kërkuar azil në BR viteve të fundit, nuk gëzojnë më mbështetje nga shteti.

Përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë vlerësojnë se personat e riatdhesuar kanë nevojë për mbështetje në forma të ndryshme, në mënyrë që të mundë të riintegrohen pasi tani janë të papunë dhe një pjesë e tyre kanë shitur edhe pasuritë duke shpresuar se në Perëndim do të gjejnë një jetë më të mirë.
Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se 22,722 qytetarë janë riatdhesuar nga 1 janari i vitit të kaluar deri në fund të muajit maj të këtij viti. “Në vitin 2015 janë ripranuar 16546 qytetarë të Kosovës, ku prin Gjermania me 11939. Ndërsa në periudhën janar – maj 2016 janë ripranuar gjithsej 6176 kosovarë, edhe këtë vit prin Gjermania me 5219”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre.

ARKATANA

Deputeti i “Nismës për Kosovën”, Zafir Berisha, ka thënë se Qeveria, e cila, sipas tij, është shkaktare për ikjen e mijëra qytetarëve nga vendi, tani duhet t’u ndihmojë atyre në riintegrim në shoqëri. “Në fakt shkaktari kryesor i largimit të qytetarëve nga Kosova është kjo Qeveri. Dihet se largimi masiv i qytetarëve ka ndodhur pasi u formua ky koalicion qeverisës. Qeveria duhet të krijojë ambient për një jetë më të mirë në mënyrë që qytetarët të mos e kenë ëndërr largimin nga Kosova. Natyrisht se duhet të ndihmohen qytetarët që janë larguar nga vendi duke shpresuar se do të mundë të qëndrojnë atje”, është shprehur Berisha duke thënë se një pjesë e këtyre qytetarëve i kanë shitur edhe shtëpitë e tyre me shpresë se do të mundë të qëndrojnë në vendet e BE-së./zeri/