Aurela Gaçe: Jam Unike
Këngëtarja e njohur e muzikës, Aurela Gaçe, duket se është bërë inspirim për fansat e saj.
Çdo postim i saj në rrjetet sociale, ka një kuptim të veçantë. Në statusin e fundit që këngëtarja ka postuar në Facebook, ajo të frymëzon të duash veten, duke thënë se të gjithë jemi unikë në mënyrën tonë dhe nuk duhet të duam të shndërrohemi në dikë tjetër.
Statusi i plotë:
“Sikur të ishe më e gjatë, më e hollë, më e bukur , më e zgjuar , më ashtu e më kështu. Po po. Sikur. Gjithmone ka një më të mirë se ty. Më të zgjuar se ty. Më të bukur, më tërheqëse, më të talentuar se ty.
Por si ty nuk ka. Zoti na ka krijuar unikë, të ndryshëm nga secili që të rrethon. Qoftë më i mirë ai-ajo, prapë sit y nuk ka. Shenjat e gishtave e tregojnë më së miri. Ato janë të vetmet në të gjithë botën. E si ato shenja gishtash (me të cilat të kap policia kur je në kërkim), ja ashtu e ndryshme nga të tjerët është çdo gjë e jotja. Këtë e di. E besoj. Prandaj edhe refuzoj të shndërrohem në një tjetër.
Shpesh hasemi me shumë dukuri në jetë, me xhelozira si në punë e profesion, po ashtu edhe në jetë. Kur je i bindur se kush je, nuk ke xhelozi ose inat asnjë. Secili ka vendin e vet. Punon e merr atë që jep. Kur shndërrohesh në njeri tjetër për t’u pranuar nga shumica, besoj se është një trysni që të bën të palumtur. Më mirë trysni nga shumica pse je vetja, sesa të mbysësh veten tënde që Zoti e krijoi më së miri, deri në atë pikë sa të mos e njohësh më veten. Në fund të gjithë do te ikim nga kjo jetë. Por të paktën e di që e jetova si vetja”.


