Remzie Osmani tregon se pse ajo dhe Shyhrete Behluli nuk morën pjesë…
Remzie Osmani tregon se pse ajo dhe Shyhrete Behluli nuk morën pjesë në kanagjeqin e vajzës së Shkurte Fejzës.
Besiana, vajza e këngëtares Shkurte Fejza i jep fund beqarisë pasi që sonte do të ketë natën e dasmës.
Ajo para dy dite ka mbajtur kanagjeqin në të cilin kanë qenë të ftuar shumë emra të njohur të skenës, mirëpo, kanë munguar edhe disa prej tyre siç janë Remzie Osmani dhe Shyhrete Behluli.
Mungesa e tyre ka bërë që edhe njëherë të flitet se Remzia dhe Shyhretja nuk flasin me Shkurtën.
E kontaktuar nga Gazeta Express, Remzia ka mohuar një gjë të tillë dhe ka treguar se përse ajo dhe Shyhretja nuk kanë qenë prezente në këtë kanagjeq.
“Unë nuk kam mundur të shkoj pasi që atë natë kam pasur të këndoj në një dasmë që e kam rezervuar shumë kohë më parë. Unë i kam kërkuar falje Shkurtes për mungesën time dhe e kam uruar për dasmën e bijës dhe shpresoj që në dasmat tjera të jem prezente. Ndërsa, Shyhretja nuk ka qenë pasi që është në deti në Turqi” ka thënë ajo.
Madje, Remzia ka shtuar se në kanagjeqin e Besianës kanë qenë Motrat Mustafa për të cilat gjithashtu është thënë se nuk flasin me Shkurtën./Gazeta Express/
Erdonit Hoxha


