FIDANISHTJA

Lëndohet rëndë shqiptari në përpjekje për të ikur nga burgu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ai është rrëzuar nga lartësia prej 6 metrash, kurse kishte për të mbajtur vetëm edhe gjashtë muaj burg

Një shqiptar në Korneuburg të Austrisë i cili vuante burgun për shkak të vjedhjeve serike, ka tentuar të ikë nga burgu. Në përpjekjen e tij ai është rrëzuar nga ndërtesa e burgut dhe për pasojë ai ka pësuar lëndime dhe thyerje në pjesë të ndryshme të trupit, shkruan krone.at përcjell “albinfo.ch”

Kështu, përpjekja e tij për tu liruar nga burgu përfundoi duke u dërguar me një helikopter për në spitalin më të afërt.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16 -17. Siç njoftojnë mediat austriake, gjatë kësaj kohe të burgosurit janë të lirë të lëvizin pa mbikëqyrje. Ai është rrëzuar nga lartësia prej 6 metrash, kurse kishte për të mbajtur vetëm edhe gjashtë muaj burg.

Fundamenti

Për shkak të thyerjeve të shumta në trup, ai është dërguar në spitalin qendror në Vjenë, transmeton albinfo.ch. Gjendja shëndetësore e tij është duke u përmirësuar dhe pritet që të hënën të rikthehet sërish në burg.

Lëndohet rëndë shqiptari në përpjekje për të ikur nga burgu