Betimi i Presidentit dhe Kryeministrit dhe kufiri me Malin e Zi
Nga Muharrem Nitaj – Presidenti dhe Kryeministri e kanë shkelur betimin! Unë nuk iu besoj më! Si është caktuar kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi, dhe ky kufi është vendosur thellë në territorin e Kosovës , hala pa u ratifiku në Kuvendin e Kosovës?!
A dinë Presidenti dhe Kryeministri se kufiri shtetëror, nuk mund të konsiderohet i tillë deri sa të mos ratifikohet në parlamentet e dy vendeve. Nëse e dinë, pse nuk i kanë reaguar Malit të zi, që i ka vendosur shenjat kufitare, pa u bërë ratifikimi edhe në Kuvendin e Kosovës!
Kryeministri Mustafa dhe Presidenti Thaçi kanë lejuar një shtet fqinj, të futet në territorin e Kosovës, pa u ratifiku kufiri.
Kjo ndërhyrje e Malit të zi, nuk mund të konsiderohet ndryshe, pos si shkelje e territorit të Kosovës. Presidenti dhe Kryeministri, qoftë edhe për disa muaj, e kanë shkelur Kushtetutën e vendit, sepse nuk janë vënë në mbrojtje të integritetit territorial të vendit, për çka edhe njëri edhe tjetri e kanë dhënë betimin.
Edhe sikur demarkacioni të jetë bërë mirë, pa ratifikimin e tij në Kuvend, kufiri nuk mund të ndryshohet. Kjo ka ndodhur në rastin e Kosovës, dhe krerët e shtetit nuk janë vënë në mbrojtje të tij!
Pavarësisht se çka do të ndodhë me ratifikimin, ata tashmë e kanë shkrlur betimin se do ta mbrojnë territorin e Republikës së Kosovës. Unë nuk iu besoj më!


