Malësisë së Bujanocit i mungojnë takimet e vendlindjes
Nga Refik Hasani – Vendlindja është e shenjët kudo që shkojmë sepse ajo mbanë varret e të parëve tanë, prandaj edhe duhet ta vizitojmë, qoftë edhe në një ditë të vetme, për shkak të të gjallëve dhe të vdekurve që i kemi në Malësi të Bujanocit. Muaji i korrikut, shënon hapjen e temës për organizimin e takimeve tradicionale të vendlindjes në Malësi të Bujanocit, ku do të shtrohen për diskutime organizimet, ku do të kyçen një numër më i madh i njerëzve të të gjithë moshave, profesioneve e bindjeve të ndryshme. Organizimi i përbashkët dhe vazhdimi që të mbahen gjallë këto takime mbi të gjitha, të jen të përbashkëta në një ditë për të gjithë. Muaji korrik është muaji i ardhjes së mërgimtarëve dhe muaji i mbajtjes së takimeve të vendlindjes.
Bashkëvendës kudo që jeni me punë e qëndrim, kësaj here duke e shkruar këtë shkrim propozojmë dhe Ju bëjmë apel të gjithë aktivistëve, veprimtarëve, të burgosurve politik, rinisë studentore, mësuesve, profesorëve, intelektualëve të kësaj ane kudo që janë me punë e qëndrim në Kosovë e gjetiu të kontribuojnë që bashkërisht të organizojmë këto takime.
Interesi i Malësisë sonë është që takimet të jen të përbashkëta në një ditë për të gjithë, me përkrahje dhe nën patronatin e një Këshilli të përbashkët-të zgjeruar të Malësisë sonë. Që takimet që ishin caktuar që në vitin 2005 , të mbahen në ditën e dielë të muajit Korrik e sivjet i bjen të mbahen më datën 31 Korrik takimet “MALËSIA E BUJANOCIT 2016”, të organizohen të përbashkëta. Së pari të heqin dorë që takimet që u organizuan në fshatin Priboc dhe Ramabuqë të mos mbahen një javë para apo pas takimeve të përbashkëta të Malësisë sonë. Unë personalisht dhe askush nuk ka të drejtë të proklamon që vizita, takime, ndeja familjare e këto takime të mahallave apo ndonjë fshati të mos mbahen, por jo takime të mbahen një jave para kësaj date, para se të mbahen takimet e Vendlindjes në Malësi.
Propozojmë, që përbërja e anëtarëve që do të merren me organizimin e këtyre takimeve të jetë nga çdo fshat me nga dy përfaqësues edhe atë pavarësisht cilës grupim, shoqatë, këshill i përket apo ishte më herët. Të gjithë nga ajo anë, të angazhohemi konkretisht në këtë drejtim dhe të japim kontributin ton së paku një herë në vit të dalim në Malësi. Të çmallemi me vendet e të parëve tan, t’i vizitojmë varret e të parëve, të përkujtojmë e nderojmë mundin, djersën dhe sakrificën e paraardhësve ton. Organizimi i përbashkët i këtyre takimeve mbi të gjitha do të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat tona të reja, prandaj duhet të mbahen gjallë dhe të pasurohen. Një Këshill i zgjeruar i përbashkët për mbajtjen gjallë të takimeve “MALËSIA E BUJANOCIT 2016”.
Kemi frikë që mbajtja e takimeve të veçanta, si në Priboc, Ramabuqë, do ta parcializoj, zbeh dhe humb kuptimin e takimeve masovike dhe në ndërkohë për pak vite do të shuhen këto organizime, që pastaj shumë vështir të ri-organizohen. Prandaj propozojmë që takimet sivjet të organizohen dhe mbahen nën patronatin dhe përkujdesjen e një Këshilli të përbashkët, gjithëpërfshirës, të gjerë, një këshill që do të përfaqësoj fshatrat e Bashkësisë Lokale të Zarbicës dhe atë të Muhocit të gjithë ata pa asnjë dallim-të kemi një qëllim- organizimin e mbarëvajtjes së takimeve të vendlindjes “Malësia e Bujanocit 2016’’. Për fund, ky është një propozim vetëm e vetëm që sivjet mos të përsëritet viti pasi vitin e kaluar nuk u mbajtën e as nuk u shënuan këto takime edhe pse ishin një dekadë nga fillimi i këtyre takimeve./rajonipress/


