ARKATANA

Giacobbe për zgjedhjet: Një fitore për demokracinë që po lulëzon në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

Giacobbe ka thënë se dita e sotme është fitore tjetër për demokracinë e re, që po lulëzon në Kosovë, transmeton Zeri.info.

“Inkurajuese për të parë kosovarët duke votuar, duke demonstruar zërat tuaj përmes kutive të votimit – një fitore tjetër për demokracinë e re dhe të lulëzuar të Kosovës”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

UBT

Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat kundër pandemisë COVID-19, duke festuar vetëm në shtëpi.

“Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë përballë pandemisë: të respektojmë masat dhe të festojmë me familjen në shtëpi”, ka shkruar Giacobbe. /Zëri