UBT

Për 3500 euro spitali s’ia lëshonte kufomën e burrit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gazeta “Zëri” boton dëshmitë rrëqethëse të 222 dëshmitarëve në rastin “Stenta”, për të cilin rast Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj 60 personave, mes të cilëve edhe ndaj ish-ministrit Ferid Agani dhe sekretarit Gani Shabani.

S.A. kishte paguar 6000 euro për t’ia vendosur bashkëshortit të saj 3 stenta në spitalin privat turk “IMH”, në Prishtinë, ndonëse ua kishte bërë me dije mjekëve se nuk kishin mundësi financiare pasi jetonin me ndihma sociale.

Mobi Casa

Pas pagesës së këtyre mjeteve, mjeku Driton Miftari i kishte garantuar se burri i saj do të shërohet në spitalin turk, ndërkaq të njëjtën gjë nuk mund t’ia garantonte për në QKUK. Pas pesë ditëve, pasi i ishin vendosur stentat dhe pasi ishte liruar nga spitali, e kishte dërguar bashkëshortin përsëri në spital, pasi që gjendja shëndetësore e tij nuk ishte përmirësuar, ku i kishin kërkuar edhe 3500 euro shtesë, me arsyetimin se të njëjtit damarë i janë bllokuar sërish. Pasi kishte hyrë mjeku në sallë burri kishte qenë pa vetëdije dhe pas disa minutash kishte ndërruar jetë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.