Eko Higjiena

Pas pushimit, “Drita”, e gatshme për fitore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Superliga e Kosovës tani e 10 ditë ishte në pushim për shkak ndeshjeve të Kombëtarëve për eliminatorët për Kampionatin Botëror.

“Bardhekaltërtit” e Dritës në mënyrë maksimale e kanë shfrytëzuar këtë pushim për të qenë sa më të gatshëm na javët e ardhshme.

Në konferencën për shtyp e cila tani është bërë traditë që para çdo ndeshje skuadra e Dritës mbanë konferenca për gazetarë çka është për tu përshëndetur.

Në konferencën e sotme trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka theksuar.
“Ka qenë një pushim i mirëseardhur të cilin e kemi shfrytëzuar maksimalisht në qytetin bregdetar në Durrës, ku disa futbollist kanë fituar në aspektin fizik e disa të tjerë janë sanuar nga lëndimet të cilat i kanë pasur. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar shumë më skuadrën për ti evituar gabimet që na u kanë shfaqur gjatë 8 javëve”.

FIDANISHTJA

Nuhiu në konferencë për shtyp ka folur për ndeshjen e ardhshme kundër Ulpianës në të cilën takohet në javën e 9-të.
“I gjithë fokusi i skuadrës është në ndeshjen e nesërme ndaj Ulpianës, e cila është një skuadër me plot befasi por ne kemi marrë të gjitha masat për këtë ndeshje dhe është momenti që futbollistët nga kjo ndeshje t’ju rikthehen rezultateve pozitive dhe alternativ tjetër nuk kemi përpos tri pikë”.

Nuhiu kishte edhe një lajm të mirë pasiqë sulmuesi Simonovski dhe e Fazliu kanë sanuar lëndimet e tyre, ndërsa lëndimi i Mujës që nga nesër do të bëhet i ditur se në çfarë shkallë është lëndimi i tij.

Futbollisti Rron Broja para ndeshjes me Ulpianën ka theksuar.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë por synimi ynë është vetëm fitorja pasiqë skuadra e meriton një gjë të tillë pasi kemi synim titullin e kampionit”./rajonipress/