ARKATANA

Grabovci: Çëshja e shënjimit të kufirit, është politizuar dhe do të sjellë pasoja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, cilëson se çështja e shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, është politizuar dhe kjo gjë sipas tij është shumë e rrezikshme dhe do të sjell pasoja.

Grabovci në një prononcim për Gazetën Blic në lidhje me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, vlerëson se duhet të këtë patjetër shënjim të kufijve në mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke arsyetuar me atë se është marrëveshje ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se është kompetencë e Qeverisë së Kosovës, se kur do të sillet për ratifikim në Kuvend Demarkacioni me Malin e Zi. Sipas tij, kjo çështje duhet forcuar, sepse kjo është një fazë në të cilën duhet respektuar rregullat ligjore.

“Duhet të definohen përfundimisht kufijtë e Kosovës. Janë marrëveshjet ndërkombëtare. Ajo që është shqetësimi im më i madh është të ndalemi dhe t’i shikojmë çështjet që janë jetike për shtetin. Në anën tjetër, nuk guxojmë të shfrytëzojmë shtetin për me përfitu për çështje personale.”, ka thënë Grabovci.

Uji Dea

Grabovci e ka cilësuar si fyerjen më të madhe të kombit ‘përdhosjen’ që i ka ndodhur flamurit kombëtar, të cilin Lëvizja Vetëvendosje e ka vendosur aty ku ata mendojnë se është pika e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton gazetablic.com

Ai konsideron se me veprimin e tyre e kanë mbytë elementin bazë të demokracisë, elementin e debatit.

“Sot, kur i kemi institucionet tona të lira për të vepruar pa u penguar nga askush, ne e paralizojmë ato edhe bëjmë përpjeke ta keqpërdorim ato për përfitime personale. Nuk kam rënë e as nuk lejoj të bie ndesh me interesat e integritetit të vendit”, ka shtuar Grabovci./ © GazetaBlic.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.