Fundamenti

Qindra milionët nuk e evituan xhunglën në drejtësi

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qindra miliona euro e dollarë amerikanë janë dhënë si ndihma nga Qeveria e SHBAsë dhe qeveritë e shumë vendeve të BE-së që nga përfundimi i luftës në Kosovë e deri më tash, e që për qëllim kishin fuqizimin e sistemit të drejtë- sisë, por nuk kanë dhënë efektet e pritura.

Shumë donacione të huaja u dhanë për ndërtim të kapaciteteve në Prokurori dhe Gjyqësor

Zeqa: Keqmenaxhim i donacioneve në emër të organizimit të tryezave e të simpoziumeve

“Një politikë e pastër dhe e mirë mund ta pastrojë mjaft shpejt Kosovën. Një gjyqësor i kontrolluar nga politika e kriminalizuar nuk do të japë asnjë fryt në vendosjen e sundimit të ligjit. Pastaj, duke gjetur terren të përshtatshëm, edhe drejtësia po korruptohet dhe po bashkëjeton me krimin dhe korrupsionin”, u shpreh deputeti Adem Salihaj

Uji Dea

Qindra miliona euro e dollarë amerikanë janë dhënë si ndihma nga Qeveria e SHBAsë dhe qeveritë e shumë vendeve të BE-së që nga përfundimi i luftës në Kosovë e deri më tash, e që për qëllim kishin fuqizimin e sistemit të drejtë- sisë, por nuk kanë dhënë efektet e pritura.

Është për të ardhur keq se, gjithë ato para nuk arritën cakun e tyre për ta ndryshuar gjendjen në sektorin e drejtësisë, por përkundrazi gjendja veçse po shkon duke u rënduar dhe duke u përkeqësuar çdo ditë akoma e më shumë. Kjo ngase për një kohë të gjatë në drejtësinë tonë po mbretëron ‘ligji i xhunglës’ dhe jo ai i së drejtësisë. Në këtë drejtim, është shtuar edhe pyetja se a është kjo një betejë e humbur nga të gjitha pushtetet radhazi, përfshirë edhe këtë të tanishmin, për ta bërë pastrimin e drejtësisë nga korrupsioni, mitëmarrja e abuzimi dhe gjërat e tjera të këqija dhe negative që po e shoqërojnë këtë sistem në vazhdimësi. Veç saj lind edhe dilema se këto lëshime a po bëhen qëllimisht nga ana e garniturave të pushtetarëve apo kjo tregon për një paaftësi të tyre për ta riorganizuar e për ta reformuar njërën nga shtyllat më kryesore të shtetit.

Salihaj: Zbulimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është një proces shumë i lehtë

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot”, ka thënë se Kosovës së pari i duhet një pastrim i madh i politikës nga elementët e krimit, pasi, sipas tij, politika ka çdo gjë në dorë, dhe po ashtu çdo gjë varet nga politika. ” Një politikë e pastër dhe e mirë mund ta pastrojë mjaft shpejt Kosovën. Një gjyqësor i kontrolluar nga politika e kriminalizuar nuk do të japë asnjë fryt në vendosjen e sundimit të ligjit. Pastaj, duke gjetur terren të përshtatshëm, edhe drejtësia po korruptohet dhe po bashkëjeton me krimin dhe korrupsionin”, u shpreh ai. Tutje, Salihaj ka nënvizuar se zbulimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është një proces shumë i lehtë, por, siç thotë ai, këtë nuk do ta bëjë askush që është vetë i pasuruar në këtë mënyrë. “Ne do ta bëjmë shtetin e sundimit të ligjit vetëm atëherë kur t’i largojmë nga politika politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar”, është shprehur deputeti, Adem Salihaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.