Florian Kamberi shënon për Sheffieldin në Angli
Sulmuesi nga Kosova, Florian Kamberi, është kthyer në shpëtimtarin e Sheffield Wednesdayt. Goli i shënuar në sekondat e fundit të takimit mbart me vete vlerën e tre pikëve për skuadrën e tij.
Sulmuesi shqiptar tund rrjetën e Mansfield Town në minutën e 3-të të shtesës, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat përfundimtare 1-2 në favor të skuadrës së tij.
Kjo përballje ishte e vlefshme për EFL Trophy, i cili bën bashkë skuadrat e League One, League Two dhe 16 ekipe moshash të klubeve të Premier Leagues.
2-1 KAMBERI…. surely wins it #wawaw #swfc pic.twitter.com/VUZ0XgYgMV

