ARKATANA

SC Gjilani nuk ndalet, fiton edhe ndaj Llapit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilani ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së shtatë ne Superligën së Kosovës. Në minutën e 19-të ishte Rivera që shënoi për 1-0, duke i dhënë Llapit epërsinë.

Gjilani fitoi penallti në minutën e 65-të, pas kontrollimit të VAR, ku shihej ndërhyrja jo sportive e Kushtrim Shabanit në Elton Calen.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Gerhard Progni për 1-1. Në minutën e 83-të sërish ka ndërhyrë VAR-i, duke bërë që Muhamed Dubova i Gjilanit të ndëshkohet me karton të kuq.

Mobi Casa

Por Gjilani donte fitoren dhe golin e epërsisë e arriti në minutën e 87-të, ku Armend Halili shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga rivënia këndore (2-1).

Gjilani pas fitores kalon në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Llapi mbetet i fundit me vetëm 3 pikë.