Kombëtarja e Kosovës U19 në pritje të pjesëmarrjes në kualifikime për Kampionatin Europian
Kombëtarja e Kosovës U19 për herë të fundit ndeshjet e saja ndërkombëtare i kishte zhvilluar në muajin shkurt të vitit 2020, në turneun e madh në shtetin e Italisë në “Roma Caput Mundi”, ku njeherit ishte edhe fituese e këtij turneu të madh evropian. Pas alarmit të pandemisë COVID-19, Kombëtarja gjatë vitit 2020 kishte pushuar aktivitetin e saj si të gjithë kombëtaret tjera duke respektuar masat e UEFA e FIFA-së.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19,. Ramiz Krasniqi, me lirimin e masave të pandemisë ka bërë gjithçka që djelmoshat U19 gjatë këtij viti ti grumbullon disa herë për të parë nga afër aftësitë e tyre futbollistike për të qenë sa më të përgatitur për kualifikimet për Kampionatit Evropian të futbollit. “Së bashku me krerët e FFK-së dhe me stafin tim, me lirimin e masave të pandemisë ju kemi qasur seriozisht grumbullimeve të futbollistëve gjatë këtij viti për tu njohur me kualitetin që posedon çdo futbollist, grumbullimet kanë qenë tejet të suksesshme me futbollist vendor por edhe me ata nga diaspora për të ja arritur qëllimin tonë që të jemi sa më të përgatitur për sfidat tejet të vështira që na presin në kualifikime të Kampionatit Evropian”, thekson përzgjedhësi i “Dardanëve” të rinjë, Ramiz Krasniqi.
“Dardanët” e rinjë pritet në fillim të muajit tetor të grumbullohen për herë të fundit për dy ditë radhazi, dhe të udhëtojnë drejt kualifikimeve të Kampionatit Evropian. “Ne kemi arritur tani t`i seleksionojmë të gjithë futbollistët të cilët do të marrin pjesë në kualifikime, së pari do të jetë një grumbullim dy ditor në fillim të muajit tetor ku do të marrin pjesë 10 futbollist vendor dhe po aq nga diaspora, gjithsej do të jenë 20 futbollist të cilët do të udhëtojnë në kualifikimet e Kombëtares, jemi duke pritur dokumentacionin e udhëtimit nga shteti i Norvegjisë dhe me 4 tetor do të bëhet nisja e futbollistëve”, bënë të ditur përzgjedhësi Krasniqi.
Se çka mundemi të presim nga këto kualifikime, Krasniqi thekson se do të jemi “arrë e fort” për kundërshtarët. “Ne nuk kemi alternativa shumë, mosha dhe vitet e futbollistëve na diktojnë se si duhet punuar, do të japim ma të mirën tonë që mundemi, kundërshtarët tanë janë shumë të fort, siç janë:Norvegjia, Gjeorgjia e Uellsi, por ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të mobilizohemi gjerë në fund për të treguar futboll cilësor, shihet një atmosferë e mirë edhe tek futbollistët për ta shpalosur potencialin e tyre futbollistik”. Kombëtarja e Kosovës U19 gjendet në Grupin e 10 me Norvegjinë, Gjeorgjinë e Uellsin./rajonipress/


