Eko Higjiena

Gecaj: PDK ta diskutojë me Thaçin Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës po pret nga zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, që kanë deklaruar se demarkacioni me Malin e Zi ka hyrë 5 kilometra brenda territorit të Kosovës, që të bisedojë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ai ishte kryetar i kësaj partie në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes.

Marrëveshja për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi ka mbetur pezull, meqë dy partitë në pushtet, PDK-ja dhe LDK-ja, ende nuk po arrijnë konsensusin për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Derisa zyrtarë të lartë të PDK-së kanë deklaruar publikisht se kjo marrëveshje për demarkacionin është gabim, pasi me të është hyrë pesë kilometra brenda territorit të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa po hesht duke mos e thënë asnjë fjalë nëse i mbështet këto deklarata të partnerit të koalicionit ose jo.

Uji Dea

Mirëpo, këshilltarët e tij ia kanë gjuajtur topin PDK-së dhe presidentit, i cili në kohën e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte kryetar i PDK-së dhe ministër i Punëve të Jashtme. Rreth demarkacionit dje ka diskutuar edhe Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane, në të cilën është shtruar kërkesa për seancë dëgjimore për demarkacionin, por që është kundërshtuar nga opozita./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.