Gashi: 17 tetori do të jetë ditë e madhe, LDK-ja është gati
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se dita e zgjedhjeve lokale do të jetë ditë e madhe.
Gashi ka thënë se LDK-ja është bërë gati për këto zgjedhje dhe ka oferëtn për të gjithë në çdo komunë, transmeton Zeri.info.
“Festa e demokracisë shpallet e hapur. 17 tetori do të jetë ditë e madhe për të gjithë.
Shtëpia jonë politike – LDK, është bërë gati. Kemi ofertë për të gjithë e në çdo komunë. Kemi vizion të qartë dhe kandidatë të dëshmuar në menaxhim, të cilët fokusin do ta kenë në përmirësimin e përditshmërisë tonë në të gjitha sferat”, ka shkruar Gashi.
Ai ka thënë se fushata do të shkurtohet dhe do të zëvendësohet në atë dixhitale për shkak të pandemisë COVID-19
“Fushata do të shkurtohet, nga ajo konvencionale do të kalohet në atë dixhitale, krejt kjo në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve nga situata me pandeminë, të cilën paaftësia e Qeverisë e rëndoi edhe më shumë. 160 është numri ynë – numri i LDK-së. Është numri i fitores për të gjithë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.
Fushata për zgjedhjet e 17 tetorit fillon nga nesër dhe do të zgjasë 30 ditë, por partitë politike janë zotuar se do ta mbajnë vetëm pesë ditë për shkak të gjendjes me pandeminë. /Zëri


