Mobi Casa

Kosova pa ambasadorë s’mund të përballojë fushatën e Serbisë për çnjohje

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Skadimi i Moratoriumit ndërmejt vendeve Kosovë-Serbi arritur si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit, e gjen shtetin kosovar me një diplomaci të lënduar si pasojë e tërheqjes së ambasadorëve nga kryeqendrat botërore, raporton Ekonomia Online.

Ky moratorium parashihte ndalesën e fushatës së Serbisë për largimin e njohjeve të shtetit të Kosovës si dhe ndalesën për aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.Emir Abrashi nga Demokraci Plus, ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online, se kërkesa nga Departamenti Amerikan i Shtetit për shtyrjen e këtij Moratoriumi, është ende jozyrtare.Sipas Abrashit, skadimi i Moratoriumit e gjen Kosovën pa 23 shefa misionesh nga 32 sa i ka vendi jashtë.“Më 4 shtator 2021 ka skaduar Moratoriumi i vendosur nga Marrëveshja e Washingtonit i cili i pamundësonte Kosovës aplikimin në organizata ndërkombëtare dhe në anën tjetër i pamundësonte Serbisë vazhdimin e fushatës për çnjohje. Tanimë edhe kur ka skaduar ky Moratorium ne e kemi një kërkesë nga Departamenti Amerikan i Shtetit e cila nuk është akoma kërkesë zyrtare për shkak se nuk i është dërguar zyrtarisht zyrtarëve qeveritar as në Kosovë e as në Serbi, me të cilën kërkohet që ky Moratorium të vazhdohet”.“Në anën tjetër skadimi i këtij Moratoriumi nënkupton që Kosova tash e tutje mund të aplikojë për organizata ndërkombëtare, mirëpo në anën tjetër edhe Serbia mundet që ta vazhdojë fushatën e saj për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës. Në këtë aspekt duhet të kemi parasysh që ne e kemi një diplomaci të lënduar për shkak të tërheqjes së një numri të ambasadorëve përnjëherësh nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga 32 misione diplomatike sa i ka Kosova vetëm 9 janë me shefa misionesh aktualisht dhe 23 janë pa shefa”, është shprehur ai.

Hidromorava

Abrashi ka konsideruar se në situatën e tillë kur Kosova nuk ka mbulueshmëri me ambasadorë jashtë vendit, e ka të pamundur aplikimin në organizata ndërkombëtare, dhe po të pamundur e ka ta përballojë fushatën e Serbisë për çnjohje.“Prandaj në këtë fazë që ndodhemi do të ishte në interes të Kosovës që të vazhdojë Moratoriumi edhe për një periudhë të caktuar për shkak se me mungesën e ambasadorëve sidomos në kryeqendrat kryesore siç janë Washingtoni, Londra, Brukseli, Berlini, Parisi, Tokyo ne e kemi të pamundur që të bëjmë çfarëdo aplikimi për organizata ndërkombëtare vetëm mbledhim mbështetje për Kosovën mirëpo në anën tjetër e kemi të pamundur që t’i bëjmë ballë edhe fushatës së Serbisë për çnjohje sidomos kur kemi parasysh faktin që dy zonat më të cenueshme nga fushata e Serbisë, Afrika dhe Paqësori ne i kemi mbulueshmëri me ambasadorë”.“Ambasadën tonë në Australi tashmë e kemi të mbyllur për shkak se në mungesë të ambasadorit nuk ka asnjë diplomat për ta zëvendësuar atë për një periudhë të përkohshme si i ngarkuar me punë”, ka përfunduar ai për EO.