Shaqiri falënderon të gjithë edhe tifozët nga Kosova
Xherdan Shaqiri i cili shënoi një supergol në ndeshjen ndaj Polonisë, por që ekipi i tij u eliminua nga evropiani, falënderon të gjithë për mbështetjen.
Shaqiri po ashtu anash nuk e ka lënë as Kosovën, ku i falënderon tifozët dhe shokët nga Kosova.
“Faleminderit familjes, shokëve dhe fansave të mi në Zvicër, Kosovë dhe në të gjithë botën për mbështetjen që ma dhuruat në Euro”, ka shkruar Shaqiri në Facebook./Indeksonline/


