Eko Higjiena

Rashica kthehet në Holandë, e pret një sezon tjetër me Vitessen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ylli kosovar, Milot Rashica ka shfrytëzuar në maksimum pushimet verore në Kosovë, por ai sot është nisur për në Holandë.

Rashica edhe në sezonin e ri pritet të luaj me ekipin holandez, Vitesse ku shkëlqeu në sezonin e kaluar duke shënuar 9 gola në 31 paraqitje. Miloti në rrjetin social “Facebook”, konfirmoi largimin nga Kosova për në Holandë.
“Pas pushimeve të mrekullueshme, tani koha të kthehem në Holandë, dhe të fokusohem në sezonin e ri” ka shkruar Rashica.

Uji Dea

Skuadra e mesfushorit kosovar, Vitesse do t’i zhvilloj pesë miqësore gjatë muajit korrik. Rashica pritet të luaj me skuadra të mëdha si, Porto, Newcastle dhe West Bromwich./Indeksonline/