Luana Vjollca thotë se po shijon ditët e fundit si 29 vjeçare
Duket se këngëtarja e prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, po shijon ditët e fundit si 29 vjeçare.Kjo pasi në fillim të muajit shtator kalon në të tridhjetat dhe për këtë kanë ngelur vetëm edhe pak ditë.
Ajo është duke kaluar një periudhë të mirë jo-produktive, gjersa vazhdimisht po punon në projekte të reja.
Biondja po ashtu mori vëmendje të madhe me linjat trupore në fotografitë e reja me bikini, e me dukjen tërësisht pa makijazh.“Ditët e fundit si…”, ka shkruar ajo duke aluduar në festën e ditëlindjes që do të jetë më 2 shtator.
Pavarësisht kësaj, krijuesja e hitit “Pa panik” vazhdon të duket në formën më të mirë të mundshme.


