Gjiganti nga Seria A kërkon Xhemailin
Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar Blerim Xhemaili.
Blerim Xhemaili, i cili po shkëlqen me Zvicrën në në “Euro 2016”, ka zgjuar interesimin e gjigantit italian, Blerim Xhemailit.
Mesfushori shqiptar sezonin e shkuar ishte i huazuar te Genoa, kurse ka kontratë me Galatasarayn deri në verën e vitit 2017.
Xhemaili më herët ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Serie A, kurse Milani është i gatshëm t’i paguajë skuadrës turke një dëmshpërblim prej tre milionë eurosh, raportojnë mediat italiane,
Ish anëtari i Napolit, Torinos dhe Parmas në edicionin e fundit në Serie A, ka realizuar tre gola në 27 ndeshje.

