ARKATANA

Musliu takoi deputetet nga Kosova

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu priti sot në takim një grup deputetesh nga Parlamenti i Republikës së Kosovës udhëhequr nga Blerta Deliu nën përcjelljen e ambasadorit të Kosovës Valdet Sadiku.

Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Takimi ynë ishte i karakterit informativ ku e njoftuan dhe kërkuam angazhimin e deputeteve në zgjidhjen e problemeve dhe sfidat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Presim që në agjendën e ligjvënësve të Republikës së Kosovës të jetë edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në këtë mënyrë të ndihmojnë dhe japin kontributin e tyre. Bashkëpunimi ynë tashmë institucional të ngrihet në nivele më të larta me rezultate konkrete sa i përket reciprocitet, duke patur parasysh që Kosova është faktor tashmë i rëndësishëm i Ballkanit dhe si shtet që po dialogon në Bruksel me Beogradin e ka fuqinë e mjaftueshme për ti dhënë krah edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” theksoi Musliu.

Deputetet e Parlamentit të Kosovës u zotuan që në kuadër të detyrave do të angazhohen edhe për të drejtat e shqiptarëve të kësaj treve. Edhe pse disa deputete janë për herë të parë në në këtë rajon shprehën kënaqësinë dhe njëkohësisht nevojën për ngritjen e raporteve mes institucioneve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndërkaq Ambasadori Sadiku theksoi se kjo vizitë është në kuadër të një agjende tashmë të akorduar. Jemi në kohën kur kemi intensifikuar vizitat dhe angazhimet tona dhe me këtë ritëm do vazhdojmë edhe më tej.

Eco Higjiena

Vlen të theksohet se në fund të takimit në shenjë mirënjohje për interesimin dhe kontributin e deputeteve, kryetari Musliu i ndau mirënjohje thuhet në njoftimin e Shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/