Mobi Casa

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi darkë për mërgimtarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në ambientet e Medresesë së Mesme “Alauddin”, paralelja në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka shtruar një darkë për nder të bashkatdhetarëve tanë për ta shprehur vlerësimin për kontributin e tyre për vendin në përgjithësi, e për institucionet e Bashkësisë Islame në veçanti.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, z. Naim Aliu, në fjalën e tij të rastit, njoftoi mërgimtarët për zhvillimet dhe infrastrukturën e objekteve edukativo-fetare si dhe për aktivitetet e shoqatës humanitare Bereqeti, me ç’rast falënderoi ata për kontributin e dhënë përgjatë këtij viti.

Uji Dea

Me këtë rast u shpërndanë edhe disa mirënjohje për ndihmëtarët më të dalluar. Në emër të të ftuarve, një nga mërgimtarët e pranishëm, imami i xhamisë Oaza në Zvicër, z. Xheladin Leka, falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame për ftesën dhe për takimin tanimë tradicional, duke theksuar se kontributi i mërgimtarëve për Bashkësinë Islame është jo vetëm obligim, por edhe borxh që duhet të kthehet njoftoi Agim Hyseni./rajonipress/