Erdonis Maliqi në meqin e dytë pëson humbje në Kampionatin Evropian
Gjilan – Boksieri Gjilanas, Erdonis Maliqi i cili po merr pjesë në Kampionatin Evropian të boksit për të rinjë në Kaposvar të Hungarisë ka pësuar humbje në meqin e tij të dytë.
Maliqi është mposhtur nga boksieri Ilia Popov i Rusisë i cili njëherit është edhe kampion Evripian dhe Botëror ndërsa meqi i sotëm është zhvilluar në ora 17:00.
15-të vjeqari Maliqi nuk e zhvilloi më tepër se 40sekonda meqin e tij me boksierin Rus Popov.
“E kemi ditur se do të jetë një meqë shumë i vështirë por ne në asnjë moment nuk jemi frikuar nga kundërshtari me shumë përvojë. Popov gjerë më tani ka 110 meqe gjatë karrierës së tij ndërsa për boksierin tonë ishte meqi i tij i 6-të”, shprehet nëpërmjet facebook-ut trajneri, Nazim Halili.
Halili ka bërë të ditur se meqi u ndërprerë në sekondën e 40 të raundit të parë.
“Ka qenë një goditje e fortë e kundërshtarit, referi i ka numëruar Erdonisit dhe ka ndërprerë meqin nuk ka pas kurrfarë shkaku me ndërpre meqin, ne u ankuam për një vendim të çuditshëm të referit por ankesa jonë nuk u përfill më vjen keq që avantura jonë përfundon këtu, por po kthehemi me kokë lart pasi na u bë një e padrejtë e madhe ndaj neve”, thekson trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në boks, Nazim Halili./rajonipress/


