Këngëtarja shqiptare e pranon për herë të parë që është në lidhje
Loreta Kaçka – Lori asnjëherë nuk ka qenë pjesë e medias rozë për lidhje apo skandale.
Ajo gjithmonë është përfolur për projektet e saj muzikore të cilat gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme, shkruan lajmi.net.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin për të promovuar projektin e ri “Fat”.
Ajo është ngacmuar me pyetje edhe për jetën private. Ajo për herë të parë ka pranuar se është në një lidhje.
“Jam shumë mirë, shumë e lumtur, e dashuruar” deklaroi Lori, duke mos bërë të ditur më shumë detaje rreth personit të saj të zemrës./Magazina.al/


