United Hospital

Politika i bëri të dëgjueshëm gjyqtarët e prokurorët

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Disa shenja të lëvizjes së gurëve nga vendi për t’i vënë para drejtësisë edhe peshqit e mëdhenj, në mënyrë që ligji të vlejë për të gjithë, por kjo është tepër pak. Megjithatë duket se akoma jemi larg qëllimit për të bërë një reformë rrënjësore në drejtësi, ashtu siç edhe kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare prej krerëve të shtetit të Kosovës, po deshëm të jemi pjesë e BE-së, që është edhe synim.

“Një spastrim i tillë i Prokurorisë dhe Gjyqësorit është shumë i vështirë të ndodhë në kushtet aktuale, për faktin se këshilli prokurorial ashtu edhe ai gjyqësor janë në një mënyrë ose tjetër të ndikuar nga ana e politikës”, shprehet profesori Muhamet Kelmendi

Salihu: Ka filluar të zhbllokohet marrja peng e drejtësisë nga nivelet e larta.

Disa shenja të lëvizjes së gurëve nga vendi për t’i vënë para drejtësisë edhe peshqit e mëdhenj, në mënyrë që ligji të vlejë për të gjithë, por kjo është tepër pak. Megjithatë duket se akoma jemi larg qëllimit për të bërë një reformë rrënjësore në drejtësi, ashtu siç edhe kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare prej krerëve të shtetit të Kosovës, po deshëm të jemi pjesë e BE-së, që është edhe synim.

Njohësit e fushës së drejtësisë dhe Gjyqësorit, si dhe analistët e afërt me këtë fushë thonë se pavarësisht hapave fillestarë të zhbllokimit deri në një masë të kësaj situate në drejtësi, akoma sundimi i ligjit vazhdon të mbahet peng nga zyrtarët gjyqësorë dhe prokurorialë, që janë të kapur e të shantazhuar nga politika ditore.

Analisti Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se si në të kaluarën, por edhe tani, është e ditur se nëse nuk funksionon shteti ligjor dhe politika është mbizotëruese në kuadër të së drejtës, atëherë, sipas tij, do të ketë çalim të shtetit ligjor dhe si rrjedhojë aty janë disa çështje shumë domethënëse që ndikojnë tek Gjyqësori, Prokuroria dhe organet e tjera, të cilat duhet të jenë kompetente për zbatimin e ligjit.

Më tej, Kelmendi ka përmendur disa faktorë, të cilët i shtyjnë mekanizmat e lartcekur të bien nën ndikimin e politikës , siç është e kaluara jo e pastër e shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve që vijnë nga sisteme të ndryshme, dhe kanë një të kaluar shumë të dëmshme. Kelmendi thotë se më pastaj faktori politik ka mundësi t’i akuzojë dhe shantazhojë ata në drejtim të asaj që të bëhen të dëgjueshëm. “Ky është elementi i parë. Pastaj elementi tjetër është interesi thjesht financiar, pasi janë interesa të mëdha që shihen në fushën financiare, pasi nëse politika është e lidhur me Gjyqësorin dhe Prokurorinë, natyrisht se fitimet janë shumë më të mëdha. Dhe, anasjelltas nëse ajo nuk është e lidhur, humbjet janë shumë më të mëdha në kuptimin individual të tyre. Dhe, së treti është faktori i karrierës, ku si politika, ashtu edhe Gjyqësori dhe Prokuroria e kanë një qëllim të përbashkët atë të karrierës që t’i ndihmojnë njëri-tjetrit të ruajnë pozicionet, secili në kuadër të institucionit të tij, dhe kësisoj kjo bëhet më së miri nëse ata bashkëpunojnë në kuptimin e tillë”, shprehet Kelmendi.

FIDANISHTJA

Kelmendi: Na duhet ndihma ndërkombëtare për reformë rrënjësore

Sipas Kelmendit, të gjithë këta faktorë dërgojnë deri aty që të vijmë tek përfundimi se kemi të bëjmë me një Gjyqësor dhe Prokurori dhe me organet hetuese ku jo vetëm që janë të shantazhuar dhe që gjenden në shërbimin e politikës, por të njëjtat janë tërësisht nën kuadër të politikës. “Kjo është vërejtur deri më tash, pasi kemi me qindra raste të politikës, ku pasuritë e tyre janë marramendëse, përmes keqpërdorimeve të pozitës zyrtare dhe shtetërore, derisa organet hetuese, Prokuroria dhe Gjyqësori nuk kanë marrë asnjë veprim në këtë drejtim”, shprehet ai. Kelmendi thotë se për t’u shëruar tërë këto, duhet të bëhet një spastrim total i Gjyqësorit dhe Prokurorisë. “Një spastrim i tillë është shumë i vështirë të ndodhë në kushtet aktuale për faktin ngase, si këshilli prokurorial ashtu edhe ai gjyqësor janë në një mënyrë ose tjetër të ndikuar nga ana e politikës”, shprehet Kelmendi.

Tutje shton: “Mendoj se duhet një riorganizim i tërësishëm i sistemit të tillë, madje në fushën dhe përmasat e tilla që i ka edhe Shqipëria, gjë që mendoj se ne nuk kemi kapacitete, pasi faktori politik nuk lejon që të bëhen këto reforma. Neve na duhet ndihma e faktorit ndërkombëtar në këtë rast BE-së dhe SHBA-së, që me të vërtetë të bëhet një reformë rrënjësore në kuptimin e emërtimit të gjyqtarëve, po ashtu të spastrimit të sistemit gjyqësor dhe prokrurial”, shprehet Kelmendi për gazetën. Ai shton se vetëm në këtë mënyrë ligji do të jetë mbi gjithsecilin, që të kemi njerëz të moralshëm, me etikë dhe me një të kaluar të mirë në kuadër të Gjyqësorit. “Kjo bëhet, vetëm nëse pavarësohet tërësisht Gjyqësori dhe Prokuroria nga ana e politikës, duke hapur rrugën dhe dhënë mundësinë që kualiteti, morali, dija, shkenca, dhe përgatitja profesionale, shoqërore e shkencore të jenë faktorët kyç për vendosjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, është shprehur ai.

Salihu: Përkrahja politike kontribuon që të zbatohet ligji

Ndërkaq, profesori i drejtës penale, Ismet Salihu, thotë për gazetën “Kosova Sot” se në përgjithësi gjithë sistemi i drejtësisë është duke funksionuar, por, sipas tij, në zbatimin e legjislacionit dhe ligjit të drejtësisë penale është mbajtur peng nga këto nivelet e larta të korruptuara, për të cilat është edhe perceptimi. “Ka filluar të zhbllokohet marrja peng e drejtësisë për nivelet e larta, pasi vetë fakti i arrestimeve të disa figurave, që kanë qenë në pushtet të niveleve të larta dhe aktakuza e fundit, tregon se tani këta 4- 5 muajt e fundit veç ka filluar të zbatohet ligji edhe për nivelet e larta. Andaj kjo është një ecuri pozitive, përndryshe për nivelet e ulëta dhe ato të kriminalitetit të imtë ose mesatar drejtësia ka funksionuar edhe pse me pengesa dhe vonesa, etj.”, është shprehur ai.

Sipas tij, problemi këtu është ende i kriminalitetit. “I kriminalitetit i jakës së bardhë, siç themi ne juristët, i atyre personave, të cilët janë në funksione partiake, politike, shtetërore. Tek ata ka pasur ngecje të madhe. Besoj që edhe ky problem ka filluar të tejkalohet”. Pavarësisht kësaj nisme, Salihu thotë se ende drejtësia është peng deri në një masë, jo krejtësisht e njerëzve të pushtetshëm./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.