Duka: De Biasi do të mbetet në Kombëtare edhe pas Euro 2016
Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka treguar në një intervistë për mediat italiane se cila është e ardhmja e Gianni De Biasi pas përfundimit të Euro 2016.Armand Duka, numri një i futbollit shqiptar, ka zbuluar se trajneri Giann De Biasi nuk ka ndër mend të largohet nga kuqezinjtë pavarësisht ofertave të ndryshme.
“Trajneri ka një kontratë deri në vitin 2017, ka dëshirë të qëndrojë me ne dhe jemi shumë të lumtur që ai do të vazhdojë. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për të arritur te ky sukses”, ka deklaruar Duka për “Gr Parlamento”.
“E kanë kërkuar edhe te Italia? Kam dëgjuar që ishte mes kandidatëve, por trajneri më siguroi që nuk ka folur me askënd edhe për faktin se mendonte vetëm për Europianin. Tani shpresojmë te të tjerët, varet nga ata. Të shohim se çfarë do të bëjë edhe Italia”, shtoi ai. /Express/


