Fundamenti

Abrashi, motori i Kombëtares

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Amir Abrashi rezulton lojtari që ka vrapuar më shumë se të gjithë në ndeshjen Rumani-Shqipëri 0- 1. Mesfushori Amir ABrashi, në bazë të statistikave të UEFA-s, ka përshkuar 11.47 kilometra në ndeshjen ndaj Rumanisë, duke qenë i pari në listën e 10 lojtarëve që vrapuan më shumë.

Ashtu si në dy ndeshjet e para ndaj Zvicrës dhe Francës, edhe këtë herë mesfushori shtatshkurtër ishte i pandalshëm, duke konfirmuar se është një motor i vërtetë për skuadrën kuqezi.

Pas Abrashit, më shumë kilometra ka bërë rumuni Stankiu me 11.07, ndërsa i treti renditet Andi Lila me 10.97. I katërti është mesfushori Ledian Memushaj me 10.83 kilometra.

KKVITI

Lista e “maratonomakëve” vijon me mesfushorët e Rumanisë, Hoban e Stanku. Ndërsa më pas është Elseid Hysaj me 9.27 kilometra dhe i parafundit Ansi Agolli me 9.17 kilometra.

Gjithçka mbyllet me mbrojtësin e Rumanisë, Sapunaru, që ka përshkruar 9.10 kilometra. Mesatarja e kilometrave të bëra si ekip nga Shqipëria është 9.99, ndërsa Rumania e kishte 9.62.