United Hospital

Ministri dorëhiqet, të akuzuarit tjerë vazhdojnë punën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ferid Agani nuk është i vetmi zyrtar i lartë publik që është liruar nga pozita e ministrit, pasi ndaj tij Prokuroria ka ngritur aktakuzë. Në Ministrinë e Shëndetësisë janë të akuzuar edhe Gani Shabani, sekretar i përgjithshëm, Remzije Thaqi, kryeinspektore e Farmacisë, Gani Bajraktari, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë, etj,.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka liruar nga detyra ministrin e Ambientit, Ferid Aganin.

Lajmin për lirim nga detyra të Aganit e ka konfirmuar përmes një komunikate për medie Qeveria e Kosovës.

Uji Dea

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me kërkesë të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, e ka liruar atë nga kjo detyrë. Këtë vendim kryeministri, Isa Mustafa, e ka marrë sot”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Qeverisë së Kosovës dërguar medieve të hënën.

Këtë vendim kryeministri, Isa Mustafa, e ka marrë pasi vetë Agani, tash ish-ministër i Ambientit, ka kërkuar nga kryeministri ta lirojë nga detyra kur ndaj tij u ngrit një aktakuzë për dyshime të keqpërdorimit të pozitës sa ai ishte ministër i Shëndetësisë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.