Arsenali rrit oferten për Hysaj
Arsenali thuhet se ka rritur ofertën e tyre në 19 milionë euro për mbrojtësin e krahut të djathtë të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Topçinjtë kanë shfaqur interesim tek ylli Napolit derisa edhe klubet si Bayern Munich, Barcelona, Monaco dhe Atletico Madridi janë të interesuara për të siguruar shërbimet përfaqësuesit të Shqipërisë.
Megjithatë, gazeta franceze ‘Le10Sport’ pretendon që Arsenali ka rritur ofertën e tyre nga 15 milionë në 19 milionë.
22-vjeçari i ka kushtuar vetëm 5 milionë euro skuadrës italiane, por në rast se gjiganti anglez siguron shërbimet e tij, atëherë Napoli do përfitojë një tarifë të konsiderueshme.


