UBT

Nor Latifaj “Mozarti” i ardhshëm i pianos në shtetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nganjëherë talentet e fushave të ndryshme të arteve të ndryshme nuk kanë kufi. Njëri ndër talentet e rrallë në ekzekutimin me piano është edhe 10 vjeqari nga Gjilani, Nor Latifaj, i cili për herë të parë ka përformuar në Festivalin e Fëmijëve “Pianisti i Ri”, i cili është mbajtur në qytetin e bukur të Prizrenit.

Nori edhe pse për nga mosha mjaft i ri, i cili ka mbushur 10 pranvera, tani e tri vite është nën drejtimin e profesoreshës për piano, Lejla Ramadani e cila po ja mëson fshehtësitë e pianos këtij talenti të madh ku shumë njohës të kësaj veprimtarie të pianos, Norit i japin epitetin e të lavdishmit muzicientit të papërsëritshmin Wolfgang Amadeus Mozart.
“Pianon e dua pamasë, është atraktive të luash me tastaturën e kësaj vegle muzikore, të jep gjallëri dhe të shton fantazinë për të ekzekutuar me tastatur melodi të ndryshme dhe jam shumë i lumtur që prindërit e mi më kanë preferuar këtë vegël muzikore duke u dashuruar edhe më shumë në fshehtësitë e saj”, thekson talenti, Nor Latifaj.

Mobi Casa

Pianisti Nori këto ditë ishte pjesë e festivalit “Pianisti i Ri”, ku juria e përbërë nga profesorët e pianos Norin e nderuan me çmimin e tretë të këtij festivali mjaft kualitativë.
“Nga zemra i falënderohem mësueses time të pianos, Lejla Ramadani, e cila është një mësuese shumë e dashur dhe profesionale dhe e cila na mëson dhe na edukon se si duhet interpretuar me piano, te gjithë meritat e mia i’a dedikoj mësueses dhe prindërve të mi të cilat në çdo moment janë afër meje”, shprehet Nori.

Talenti i pianos Nor Latifaj ëndërron që në një kohë të afërt paraqitjet e tija skenike të jenë me repertorin e muzicienteve më të mëdhenj botëror e një ndër ta është ikona e pianos Wolfgang Amadeus Mozart./rajonipress/