Bordet, “strehë” për partiakët
Bordet e Ndërmarrjeve Publike që nga paslufta e deri më sot po vazhdojnë që të jenë “strehë” për njerëzit partiakë dhe një ndër vendet më të lakmuara për militantë. Inkuadrimi i tyre nëpër borde tashmë është bërë “modë” dhe nuk përbën asnjë befasi.
“Krerët politikë dërgojnë në udhëheqje të ndërmarrjeve individë jo që janë profesionistë të fushës, por që janë të dëgjueshëm në zbatimin e urdhrave të këtyre krerëve. Ata nuk kanë asnjë interesim që t’i mbajnë përgjegjës për punë jo të mirë individët që vetë i kanë dërguar në udhëheqje të Ndërmarrjeve Publike”, shprehet njohësi i çështjeve ekonomike, Xhevat Meha, shkruan sot Gazeta Kosova Sot
Muharremaj: Politizimi i NP-ve vazhdon me dërgimin e joprofesionistëve.
Bordet e Ndërmarrjeve Publike që nga paslufta e deri më sot po vazhdojnë që të jenë “strehë” për njerëzit partiakë dhe një ndër vendet më të lakmuara për militantë. Inkuadrimi i tyre nëpër borde tashmë është bërë “modë” dhe nuk përbën asnjë befasi.
Pothuajse në të gjitha rastet e përzgjedhjes së anë- tarëve të bordeve politika i ka “futur hundët”, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj. Deputetët dhe ekspertët e ekonomisë thonë se është një fatkeqësi që NP-të e Kosovës që nga paslufta e deri më sot në mënyrë të hapur veçse janë bërë një strehë e fuqishme e rehatisë në radhë të parë të familjarëve, pastaj të klaneve dhe militantëve të partive që aktualisht janë në pushtet. Ata ankohen se në këto ndërmarrje ministra e ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë i kanë punësuar familjarët, duke i lënë njerëzit profesionistë jashtë këtyre ndërmarrjeve.
Askush nuk merr asnjë masë ndëshkimore Deputeti Bali Muharremaj (AAK), anëtar i disa komisioneve në Kuvendin e Kosovës, thotë se me gjithë premtimin e bërë nga kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, se nuk do të lejojnë që stafi drejtues dhe bordet e NP-ve të politizohen, ka ndodhur e kundërta. “Është për keqardhje gjendja e shumë NP-ve tona që ka ardhur si pasojë e rehatimit të militantëve partiakë nëpër këto borde”, shprehet Muharremaj, teksa shton se edhe pse anëtarët e këtyre bordeve kritikohen nëpër komisione, askush nuk merr asnjë masë ndëshkimore.
Deputeti opozitar e ka përmendur faktin se Qeveria e Kosovës në shumë raste ua ka vazhduar mandatin anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike, edhe pse performanca e tyre është vlerësuar e dobët. Në këtë drejtim ai ka shtuar se politizimi i ndërmarrjeve publike ka filluar prej kohësh dhe po vazhdon, duke mos u emëruar njerëz profesionistë nëpër këto borde publike./kosova sot/


