ARKATANA

Gjilani nënshkruan marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë për Efiçiencë të Energjisë në shkollën “Skënderbeu” dhe “Thimi Mitko”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në emër të kryetarit Haziri, ka nënshkruar të mërkurën marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë, e cila përfaqësohej nga zyrtarja e lartë për Buxhet dhe Financa, Besa Kerqeli, për Efiçiencë të Energjisë në shkollën “Skënderbeu” (Përlepnicë) dhe “Thimi Mitko”.

Sipas kësaj marrëveshjeje, në këto dy shkolla do të financohen afro 230 mijë euro.

Uji Dea

Nënkryetari Arbër Ismajli e ka falënderuar përfaqësuesen e Ministrisë së Ekonomisë për partneritetin me Gjilanin në këto dy projekte të rëndësishme për dy shkollat, “Skënderbeu” (Përlepnicë) dhe “Thimi Mitko”./rajonipress/