Eko Higjiena

Konjufca: Na duhet koordinim i thellë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga marrëveshja finale me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku ka zhvilluar takim me homologun e tij Gramoz Ruçi.

Pas takimit në një konferencë të përbashkët, Konjufca e falënderoi Ruçin siç tha ai për mirëpritjen vëllazërore.

“Kishim një takim të frytshëm. Asnjë fjalë nuk mund ta përmbledh kontributin e madh e të çmuar që Shqipëria e ka dhënë në vazhdimësi për shtetin tonë, Kosovën. Ne kemi interesa të përbashkëta meqenëse jemi në komb. Të tillë mendoj se duhet ta kemi edhe politikën”, u shpreh Konjufca, shkruan Telegrafi.

Konjufca tha se me Ruçin diskutuan edhe për procesin e dialogut me Serbinë si dhe Gjykatën Speciale.

Mobi Casa

“Trajtuam edhe sfidat që vendin tonë e presin. Ne do të përballemi me një dialog të vështirë me Serbinë, meqë faktorët ndërkombëtarë e kanë definuar atë si faza përfundimtare që duhet të përmbyllet ky dialog me një marrëveshje përfundimtare. Na duhet koordinim i thellë dhe i ngushtë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga një marrëveshje e tillë. Për Kosovën, dëm do të ishte krijimi i çfarëdo entiteti territorial serb brenda Kosovës që do të kontrollohej nga Beogradi, dhe kjo nuk bënë assesi të ndodh dhe kjo është beteja jonë e përbashkët”, u shpreh Konjufca.

Kryeparlamentari theksoi se Kosovë po përballet edhe me sistemin gjyqësor të Gjykatës Speciale, ku ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte.

“Ne duhet edhe në këtë dimension të bashkërendojmë veprimet tona me Shqipërinë që ta kalojmë me dëme më të vogla këtë sfidë. Lufta jonë e shenjtë dhe e pastër e UÇK-së nuk ka qenë vetëm e Kosovës por e gjithë kombit shqiptar”, tha Konjufca.

Ai falënderoj institucionet e Shqipërisë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në përballje me pandeminë COVID-19. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.