ARKATANA

Duka ka një kërkesë nga djelmoshat e Kombëtares shqiptare për ndeshjen me Rumaninë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të dielën Shqipëria zhvillon ndeshjen e fundit në fazën e grupeve ndaj Rumanisë, dhe në rast fitores do të shkojë në tre pikë duke u renditur në vendin tretë. Nga gjashtë skuadrat e mundshme nga vendi i tretë, katër më të mirat do të kualifikohen në fazën tjetër, natyrisht Kombëtarja shqiptare mund të jetë njëra ndër ato nëse fiton ndaj Rumanisë, por edhe nëse kundërshtarët kanë statistika më të këqija.

Sidoqoftë, Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, në një intervistë për SuperSport, ka bërë të ditur se u ka thënë djelmoshave të Kombëtares që të mos mendojnë për asnjë çast për rezultatin ndaj Rumanisë, por të dhurojnë spektakël ashtu si ndaj Francës.

KKVITI

“Duhet të respektojmë kundërshtarin, është një ekip shumë i fortë. Ata bën një lojë të mirë në ndeshjen e parë. Duhet të kemi kujdes, e rëndësishme është të mos pësojmë, të bëjmë ashtu siç kemi bërë ndaj Francës dhe të mundohemi që të shënojmë”, ka deklaruar Duka.

“Uroj që të bëjmë një lojë të mirë ndaj Rumanisë. Nuk mund të kërkojmë më shumë nga çunat. Kanë qenë fantastik. Nganjëherë nuk ka rëndësi rezultati. Ne me të vërtet bëmë lojë të mirë ndaj Francës, jam krenar për atë që kanë bërë, këtu ua thash edhe lojtarëve. Ne kemi fituar Evropianin tonë, por ndaj Rumanisë kemi mundësinë të bëjmë diçka më shumë dhe do të hyjmë në fushë për ta bërë këtë”, përfundoi Duka. /Express/